Mblidhet Këshilli Organizativ, ndahen detyrat për organizimin e Evropianit

Hendboll

Mblidhet Këshilli Organizativ, ndahen detyrat për organizimin e Evropianit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 01:01
Pamje nga mbledhja

Është mbajtur mbledhja e Këshillit Organizativ të Kampionatit Evropian për hendbolliste që muajin e ardhshëm mbahet në Prishtinë.

Këshillin Organizativ të Evropianit U19 për hendbolliste (Divizioni B ) e udhëheq presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Ai ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë të përfshirët që Kosova edhe njëherë të dëshmohet nikoqire shembullore.

Në mbledhjen e Këshillit, Saraçini ka theksuar se FHK-ja vazhdimisht është shquar për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe se kështu duhet të jetë edhe këtë herë.

Më pas janë ndarë detyrat për të gjithë anëtarët e Këshillit.

Kampionati Evropian për hendbollistet U19 mbahet prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë.

Tashmë kanë nisur punimet për përgatitjen e sallës ku do të luhen ndeshjet e po ashtu shumë përgatitje të tjera.

Në kryeqendrën tonë do të qëndrojnë  delegacione nga shumë vende të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat