FHK e përkushtuar, 4 çiftet perspektive të gjyqtareve të hendbollit

Hendboll

FHK e përkushtuar, 4 çiftet perspektive të gjyqtareve të hendbollit

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 11:25
Çiftet Anesa Maksuti – Elda Hoxha

Ndeshjet e Final8 të Ligës së Pioniereve në hendboll janë drejtuar nga gjyqtare me perspektivë.

Të gjitha ndeshjet u janë besuar gjyqtareve të reja, që ishin të angazhuara edhe gjatë pjesës së rregullt të kampionatit.

Çiftet Anesa Maksuti – Elda Hoxha, Flaka Hoti – Edonisa Sahiti, Donita Shala – Diarta Shala dhe Dorentina Qufaj – Ardiana Imeraj kanë shfaqur seriozitet, maturi dhe potencial për t’u zhvilluar në gjyqtare të rëndësishme të hendbollit. Ato janë vlerësuar për punën që e kanë bërë dhe për mënyrën se si i kanë menaxhuar ndeshjet vendimtare për titull të kampionit te pionieret.

Image

Foto ilustrim

FHK-ja është e përkushtuar për zhvillimin e mëtejmë të këtyre gjyqtareve, por edhe e të gjithë gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjeve.

Turneu final i Ligës së pioniereve është zhvilluar në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat