Në Pejë zhvillohet Final8

Hendboll

Në Pejë zhvillohet Final8

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:20
Pamje nga një ndeshje

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë për tri ditë do të zhvillohen ndeshjet e turneut final të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll.

“Final8” fillon me ndeshjet çerekfinale që zhvillohen të shtunën.

Ndeshja e parë është Prishtina – Rahoveci, që zhvillohet prej orës 11:00. Prej orës 12:30 është takimi Besa Famgas – Llapi.

Më pas nga ora 14:00 takohen Trepça e Istogu, derisa Deçani – Kastrioti fillon në ora 15:30.

Fituesit kalojnë në gjysmëfinale, të cilat zhvillohen të dielen prej orës 11:00 dhe 12:30. Të hënën prej orës 16:00 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja është prej orës 17:30.

Pas një gare interesante në grupe, pionierët zhvillojnë ndeshjet përfundimtare. Pritet hendboll i mirë dhe ndeshje interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat