Deçani mposht Prishtinën, kalon në finale

Hendboll

Deçani mposht Prishtinën, kalon në finale

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 19:17
Pamje nga ndeshja

Deçani ka kaluar në finale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll.

Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë njomakët deçanas fituan ndaj Prishtinës me rezultat 26:11.

20 minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, me Prishtinën që ishte para për një periudhë. Më pas Deçani nisi shkëputjen dhe arriti te fitorja bindëse.

Bilall Mazrekaj i shënoi nëntë gola për Deçanin, ndërsa Eminent Dobraj i kishte pesë. Lum Xhemajli shënoi shtatë gola për Prishtinën.

Të hënën Deçani paraqitet në finale, ndërsa Prishtina luan për vend të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat