Egzon Gjuka i bashkohet Rahohecit

Hendboll

Egzon Gjuka i bashkohet Rahohecit

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2023 Në ora: 21:13
Egzon Gjuka - djathtas

Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, i bashkohet klubit të Rahovecit.

Gjuka dje ka konfirmuar largimin nga radhët e kampionit, Besa famgas e Pejës.

Rahoveci pas zyrtarizmit të kryetrajnerit të ri Verim Zherka, përforcohet edhe me Gjukën, reprezentues i Kosovës. 

“KH Rahoveci nënshkruan me lojtarin më të mirë të hendbollit kosovar. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Egzon Gjuka nga sot është pjesë e KH Rahovecit.

Gjuka është kampion i shumëfishtë i Superligës me Besa Famgasin si dhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës në hendboll.

Përveç tjerash, në dy vitet e fundit rresht është shpallur zyrtarisht lojtari më i mirë në hendbollin e Kosovës”, njofton KH Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat