Rahoveci përforcohet edhe me një lojtar të dëshmuar 

Hendboll

Rahoveci përforcohet edhe me një lojtar të dëshmuar 

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:10
Jon Muqolli - djathtas

Rahoveci nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime. 

Pas përforcimit me hendbollistin më të mirë të Kosovës, Egzon Gjuka, ka përforcuar radhët edhe me Jon Muqollin. 

Gjuka dhe Muqolli për shumë vite kanë luajtur për kampioni dhe fituesin e Kupës së Kosovës, Besa Famgas nga Peja.

“Jon Muqolli pjesë e KH Rahovecit.

Në vazhdën e përforcimeve, klubi ka kënaqësinë të ju njoftojë se Jon Muqolli tashmë është pjesë e KH Rahovecit.

Joni është beku i majtë më i mirë në Kosovë dhe fitues i të gjitha trofeve të mundshëm për shumë vite me radhë me Besa Famgasin. 

Ai është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Jemi të vendosur për një sezon me të vërtetë historik, ndërsa do të kemi akoma lajme për ju në ditët në vijim”, njofton KH Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat