Suzana Ujkiq: Gazeta “Bota sot” është frymëzuese për sportistët 

Hendboll

Suzana Ujkiq: Gazeta “Bota sot” është frymëzuese për sportistët 

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2023 Në ora: 00:42
Suzana Ujkiq:

Suzana Ujkiq, hendbolliste e skuadrës franceze Yutz dhe anëtare e kombëtares së Kosovës, ndryshe me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi, thotë se më ëndje e lexon gazetën kombëtare “Bota sot”, për të cilën është një frymëzim se si paraqiten të arriturat dhe problematika e sportit në përgjithësi. 

 “’Bota sot’ është frymëzuese për sportistët sidomos përkrahëse e fuqishme e sportisteve në konkurrencën e femrave.

Është zëri i fuqishëm i hendbollit dhe në përgjithësi sportit.

Vazhdimisht shquhen me lajme të shpejta, të sakta dhe informojnë në mënyrë brilante kudo që luajnë sportistët shqiptarë.

Është një dritare e spikatur e sportit, ku prezanton vlerat, që kur është për më të lavdëruar të lavdëron kur është për kritikë të kritikojnë për t’i përmirësuar gabimet.

Uroj përvjetorin e 28-të dhe qindra përvjetorë të tjerë. Jeni më të mirë dhe më pëlqen shumë s i e trajtoni sportin sidomos hendbollin”, ka uruar Ujkiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat