Presidenti i nderit të FHK-së, Mexhit Devaja: Urime “Bota sot”, gazetë që gjithmonë i ka promovuar vlerat kombëtare

Hendboll

Presidenti i nderit të FHK-së, Mexhit Devaja: Urime “Bota sot”, gazetë që gjithmonë i ka promovuar vlerat kombëtare

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:37
Mexhit Devaja

Ish presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja, tha se gazeta “Bota sot” në çdo kohë ka qenë në promovim të hendbollit dhe sportit në përgjithësi të Kosovës dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Presidenti i nderit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, z. Devaja, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

z. Devaja ka bërë gjëra të mëdha për hendbollin, kur ishte president i FHK-së, më 18 dhjetor të vitit 2004, në Budapest, e ka anëtarësuar me drejta të kushtëzuar FHK-në në EHF, duke u bërë federata e parë nga sportet kolektive që u pranu në mekanizmat ndërkombëtar dhe nga viti 2005 klubet garuan në Kupat Evropiane.   

“Urime 28 vjetori i gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Një gazetë që gjithmonë ka qenë përkrahëse e sportistëve, hendbollistëve dhe hendbollisteve.

Gazetë që gjithmonë i ka promovuar vlerat kombëtare.

Uroj suksese të mëdha dhe jetë të gjatë me shekuj, ka uruar z. Devaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat