Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi: Urime gazeta më e mirë “Bota sot”, gazetë e kombit shqiptar

Hendboll

Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi: Urime gazeta më e mirë “Bota sot”, gazetë e kombit shqiptar

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:45
Taib Kabashi

Kryetrajneri i KH Trepçës, Taib Kabashi, ka fjalët më të bukura për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll, Kabashi, me të cilën ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për shtetet në zhvillim në vitin 2015, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Përndryshe Kabashi ka qenë ish hendbollist që i takon gjeneratës së artë, gjeneratës së sakrificës dhe ka qenë edhe sponsor në vitet e 90-ta në KH Trepça.  

“Urime gazeta më e mirë ‘Bota sot’.

Është gazetë e kombit shqiptar e cila e ka përcjellur gjithmonë sportin. 

Për mu është gazeta më e mirë dhe gjithmonë krah i sportistëve tanë, duke avancuar sportin. Kemajl Goca, gazetari më i mirë, që vazhdimisht kontribon për hendbollin.

‘Bota sot’ ka qenë dhe është në zemrën tonë. 

Gazeta numër një në Kosovë, gjithmonë afër sportit. Uroj shumë. e shumë vitet të suksesshme”, ka uruar Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat