Valon Salihu: Urime gazeta “Bota sot”, gjithmonë me kontribut të madh për sportin 

Hendboll

Valon Salihu: Urime gazeta “Bota sot”, gjithmonë me kontribut të madh për sportin 

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 20:13
Valon Salihu

Ish hendbollisti i Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës, Valon Salihu, shprehet se nuk është lehtë të raportosh për ngjarjet dhe në mënyrë më të mirë, guximshëm në sportin në përgjithësi në Kosovë, këtë e bën gazeta “Bota sot”.

Salihu ka uruar me përzemërsi 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

“Urime përvjetorin e gazetës ‘Bota sot”, gjithmonë me kontribut të madh për sportin. 

E di që nuk është lehtë por unë besoj që ju Kemajl Goca dhe kolegët e tu të redaksisë do të jepni kontributin aty ku duhet dhe të paanshëm.

Urime dhe suksese te mëtutjeshme”, ka uruar Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat