Komesari i Garave i FHK-së, Isak Osmani: “Bota sot” ka dëshmuar profesionalizmin, korrektësinë dhe guximin

Hendboll

Komesari i Garave i FHK-së, Isak Osmani: “Bota sot” ka dëshmuar profesionalizmin, korrektësinë dhe guximin

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 22:34
Isak Osmani

Komesar i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, z. Isak Osmani, prej burrave më të guximshëm që ka komuniteti i hendbollit, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Z. Isak Osmani i takon gjeneratës së sakrificës si hendbollist dhe pas lufte prej gjyqtarëve më të mirë që ka pas hendbolli i Kosovës.    

“Për 28 vjetorin e gazetës tuaj, iu uroj mbarësi dhe fat.

Një gazete si e juaja e ka dëshmuar profesionalizmin, korrektësinë, guximin dhe kurajon e njerëzve që i janë përkushtuar që prej fillimit e deri në ditët e sotme.

Festofshi për shumë vite me sukseset që synoni”, ka uruar z. Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat