Rahoveci nuk ndalet, vazhdon me Luzhën

Hendboll

Rahoveci nuk ndalet, vazhdon me Luzhën

Nga: K. G. Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:42
Luzha - djathtas

Rahoveci nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime, me synime që të luftojë për të gjitha trofetë në hendbollin e Kosovës.

KH Rahoveci ka vazhduar kontratën me hendbollistin Mal Luzha. 

Pas përforcimit me kryetrajnerin Verim Zherka, hendbollistët Egzon Gjuka dhe Jon Muqolli, tani ka vazhduar me Luzhën.

“Mali Luzha vazhdon me Rahovecin!

Një nga alot më të papërshtatshëm për kundërshtarët në Superligë, Mali Luzha do të vazhdojë të jetë me ekipin tonë.

Ne po punojmë me renovimet e lojtarëve kryesorë, sepse ata janë baza e çdo ambicie që ne kemi për sezonin e ri”, njofton KG Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat