KH Kastrioti femra e meshkuj, hap rrugë, së shpejti me kryetar e kryesi të re! Këto janë pesë pikat e rëndësishme 

Hendboll

KH Kastrioti femra e meshkuj, hap rrugë, së shpejti me kryetar e kryesi të re! Këto janë pesë pikat e rëndësishme 

Nga: K. Goca Më: 1 korrik 2023 Në ora: 12:32
Kastrioti

Klubi i hendbollit me renome Kastrioti i Ferizajt (femra – meshkuj) hap rrugë për kryesi të re.

KH Kastrioti femra e meshkuj, hap rrugë, së shpejti me kryetar e kryesi të re!

Këto janë pesë pikat e rëndësishme

Cilat janë pesë pika dhe reformat që priten të bëhen në klub?  

“Kryesit e dy Klubeve, meshkujt dhe femrat, në mbledhjen e rregullta të mbajtura para 3 muajve kanë analizuar gjendjen e klubeve dhe sot  me datë 01 07 2023 ne mbledhjen e rregullt  kanë marrë vendimet në mënyrë unanime si në vijim .

Si Kryesi të klubeve respektive konfirmojmë se angazhimi ynë për klubet ka qenë dhe është tërësisht vullnetarë pa pasur asnjë interes personal, përkundrazi duke pasur angazhim, duke shpenzuar kohë, dhe duke dhënë kontribut financiar të theksueshëm, qëllimi ynë fisnikë ka qenë nga fillimi që klubet të mos privatizohen por të mbeten klube të qytetit të Ferizajt siç janë edhe tani dhe besojmë që do të jenë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit me renome Kastrioti.

Në mbledhje u konstatuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me hendbollistët dhe hendbollistet.

“Bashkëpunimi me lojtarët ka qenë në nivel të shkëlqyeshëm dhe i falënderojmë për kontributin e dhënë deri tani.
Përkundër angazhimit të kryesisë e cila në vazhdimësi ka qenë kompakte dhe jashtëzakonisht bashkëpunuese e përkushtuar dhe e kordinuar në të gjitha aspektet, si dhe angazhimit të trajnerëve, lojtarëve, fatkeqësisht nuk janë arritur pritshmërit tona, arsyet nuk duam ti bëjmë publike sepse janë nga më të ndryshmet, përveç faktit se klubet kanë probleme të akumuluara ndër vite të cilat nuk janë lehtë të zgjidhshme”
, thuhet nga klubi.

Tani do të ketë reforma në klub.

Cilat do të janë reformat? 

“Andaj pasi i kemi bërë një analizë gjendjes së klubeve nevojës për një reformë të thellë, duke ja shtuar këtu edhe zhvillimin e hovshëm të hendbollit në tërësi në vendin tonë i cili dallon dukshëm nga periudhat e mëhershme të para 5 apo 10 viteve ku tani ka evoluim dhe zhvillim substancial te tek të gjitha klubet në Kosovë dhe konkurrenca është shumëfishë më e fortë se që ka qenë para 5 apo 10 viteve, me qëllimin më të mirë për avancimin e të dyja klubet kemi vendosur që t’i rekomandojmë sektorit për sport të bëhen reformat thelbësore në të dyja klubet  për t’i bërë ballë zhvillimeve të hovshme aktuale në hendbollin e Kosovës, për ta përballur konkurrencën dhe për të sjellur rezultatet e pritura dhe të dëshiruara në hendbollin Ferizajas.

1. Së pari e konfirmojmë se nuk do t’i braktisim klubet dhe do  të vazhdojmë kontributin dhe  mbështetjen financiare për klubet brenda mundësive që i kemi dhe mbesim pjesë e ekipit të sponzorëve dhe  donatorëve .

2. Rekomandojmë të zgjidhet kryesia e re e klubit në të cilën do të marrin pjesë profesionistët (dhe individë që kanë kohë dhe mundë t’i përkushtohen klubeve në baza të rregullta ditore ,një gjë të tillë e kanë të pamundur kryesia aktuale sepse të gjithë anëtarët janë të angazhuar maksimalisht në profesionet e tyre dhe po ashtu shumë herë gjatë vitit janë në udhëtime jashtë vendit )dhe po ashtu rekomandojmë që në kryesin e re të mos jetë pjesë asnjë nga sponzorët apo donatorët me qëllim që të shmanget çfarëdo lloj ndikimi apo krijim i përshtypjes se krijimit të ndikimit apo  monopoleve edhe pse nuk kanë ekzistuar asnjëherë brenda kryesisë aktuale veprime të tilla përkundrazi kemi qenë të hapur për secilin që ka dashur të japë kontributin e tij.

3. Në përzgjedhjen e kryesisë rekomandojmë të merret parasysh vullneti i lojtarëve dhe në përgjithësi strukturës së  klubeve ,profesionistëve të qytetit tonë, tifozerisë.

4. Fakti që ne do të vazhdojmë përkrahjen financiare të klubeve pa qenë pjesë e kryesisë konsiderojmë se tregon më së miri sinqeritetin dhe qëllimin fisnikë që e kemi pasur dhe e kemi ndaj të dyja klubeve .

5. Kryesia e re e të dyja klubeve do ta marrë në udhëheqje klubin me zero obligime dhe me përkrahje financiare të mëtejme.

Besojmë që me zbatimin e reformave të propozuara nga ne në bashkëpunim me sektorin e sportit dhe profesionistët por edhe me propozime tjera nga individë dhe hendbolldashës që duhet të bëhen ditët e javët në vijim do të sjellim rezultatet e nevojshme , do të kryhen reformat e nevojshme në të mirë të dyja klubeve në mënyrë që të përgatitën për t’u bërë ballë sfidave me të cilat përballen tani kur është krijuar një konkurrencë e fuqishme në të gjitha klubet e vendit tonë.

Ne mbetemi në dispozicion për të dhënë kontributin tonë aty ku është i nevojshëm.

Reforma e thellë në klube nuk ka alternativë ajo duhet të bëhet patjetër për të iu përshtatur rrethanave të reja në hendbollin kosovarë”, ka bërë të ditur përmes një komunikate KH Kastrioti (femra e meshkuj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat