Deçani fiton garën e fatosave

Hendboll

Deçani fiton garën e fatosave

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 22:18
Deçanit

Të shtunën në Deçan është zhvilluar gara në ligën e fatosave.

Gara është zhvilluar në formë turneu, ndërsa kampion u shpallën fatosat e Deçanit.

Ata në finale fituan ndaj Istogut me rezultat 14:8.

Image

Deçani

Fillimisht Rahoveci mposhti Besa Famgasin me rezultat 20:17.

Në ndeshjen e dytë Deçani mposhti Llapin me 10:7, ndërsa Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 20:11.

Më pas Deçani fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 20:4, kurse Istogu e mposhti Trepçën me 14:11.

Kështu Deçani e Istogu kaluan në finale.

Gara ishte me rëndësi për të identifikuar fëmijët me talent dhe për t’i joshuar ata që të merren me hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat