Gjermania kampion i botës për të rinj

Hendboll

Gjermania kampion i botës për të rinj

Nga: K. G. Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:43
Gjermania U21

Kombëtarja e hendbollit e Gjermanisë është fituese e Kampionatit Botëror U-21, ku u organizua në Greqi dhe Gjermani.

Në ndeshjen finale, si në të gjithë kampionatin, gjermanët arritën triumf bindës me rezultatin 30:23 ndaj Hungarisë. 

Gjermanët ishin kundërshtari më i mirë në pjesën e parë dhe në pushim shkuan me një epërsi tre golash (14:11). 

Në pjesën e dytë, thelluan fitoren me rezultat 30:23.

Hendbollisti Justus Fischer me gjashtë gola ishte individi më i mirë për fituesin, ndërsa Erhand Sisa shënoi pesë gola për Hungarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat