Kombëtarja U19 barazon në miqësoren e parë me Bullgarinë

Hendboll

Kombëtarja U19 barazon në miqësoren e parë me Bullgarinë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 23:27
Kombëtarja U19 e Kosovës

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që prej të shtunës zhvillohet në Prishtinë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll të dielën luajti ndeshje miqësore me Bullgarinë U19.

Vajzat tona kishin paraqitje të mirë, ndërsa rezultati në fund ishte 23:23.

Pas pjesës së parë bullgaret ishin një gol para, 14:13. Më shumë se rezultati në këtë ndeshje kishte rëndësi testimi i formës së lojtareve dhe aplikimi i sistemeve të ndryshme të lojës në prag të Evropianit.

Ka pasur gjëra pozitive në lojën e Kombëtares sonë, por edhe gjëra që duhet të përmirësohen në ditët në vazhdim.

Me Bullgarinë është edhe një miqësore të hënën paradite.

Ndeshja u zhvillua në Slivnitsa, në afërsi të Sofjes në Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat