Kastrioti mbetet edhe pa dy lojtarë, Salihu dhe Esati i bashkohen Trepçës

Hendboll

Kastrioti mbetet edhe pa dy lojtarë, Salihu dhe Esati i bashkohen Trepçës

Nga: K. Goca Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:50
Nga e majta Hamdi Salihu, Lulzim Shabani, Buajr Istrefi dhe Liridon Esati

Trepça e Mitrovicës ka synime të mëdha për edicionin e ri në elitën hendbollit të Kosovës.

Një burim brenda klubit të Trepçës ka bërë të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, se klubi ka firmosur me dy lojtarë të dëshmuar të Kastriotit të Ferizajt.

Presidenti i KH Trepçës, Bujar Istrefi, ka nënshkruar me portierin Liridon Esati dhe hendbollistin Hamdi Salihu.

Trepça do të jetë edhe më frikshme se vitin e kaluar dhe ka pretendime shumë të mëdha. 

Synimi i Istrefit është që ta kthejë Trepçën sikur në ditët më të mira. 

Me Esatin dhe Salihun Trepça është edhe më e fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat