Kosova ndaj Sllovakisë në kualifikimet për Botëror

Hendboll

Kosova ndaj Sllovakisë në kualifikimet për Botëror

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:39
Shorti

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Sllovakinë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025.

Shorti është tërhequr të mërkurën në Vjenë.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2025 zhvillohen më 1/2 dhe 4/5 nëntor.

Në ndeshjen e parë Sllovakia është vendase, ndërsa Kombëtarja jonë është vendase në ndeshjen e dytë.

Në fazën e parë kualifikuese paraqiten dhjetë Kombëtare. Luksemburgu – Izraeli, Britania e Madhe – Finlanda, Letonia – Estonia, Turqia – Italia janë çiftet tjera.

Shorti nuk është i lehtë, por synim mbetet kalimi në fazën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat