A po shuhet klubi më i madh në Kosovë?

Hendboll

A po shuhet klubi më i madh në Kosovë?

Nga: K. Goca Më: 5 korrik 2023 Në ora: 22:56
KH Kastrioti

Lojtarët po ikin.

Informacionet e fundit janë shumë të këqija, klubi më i madh në Kosovë, klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt drejt shuarjes!

Janë momente kritike të këtij klubi, tani nuk ka as kryetar e as drejtor e as kryesi, klubi është çështje dite, para një vendimi të rëndë: Mund të shuhet!

Serbia okupatore nuk ka munduar të shuan, sot në kohë të shtetësisë, klubi i madh ka frymën e fundit, para shuarjes! Turpi nuk ka kufij!

Hendbollistët po e presin vendimin e shuarjes së klubit! Klubi mund të shuhet, nuk është larg mendsh!

Turpi ka me mbulu një qytet siç është Ferizaj! Ky qytet nuk meriton këtë mallkim, ky qytet meriton burra të sportit dhe këta djem meritojnë dinjitet, qendrës së hendbollit t'i kthehet dinjiteti i humbur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat