Faton Hasani i drejtohet Ferizajt: Ku jeni zhdukur o legjenda, o baballarët e hendbollit, mos ikni! Ku jeni strukur?

Hendboll

Faton Hasani i drejtohet Ferizajt: Ku jeni zhdukur o legjenda, o baballarët e hendbollit, mos ikni! Ku jeni strukur?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 korrik 2023 Në ora: 11:31
Faton Hasani

Klubi i hendbollit Kastrioti (femra e meshkuj) ka mbetur pa kryetar, pa drejtor e kryesi!

Klubi me renome është para shuarjes!

Situata është shumë e rëndë, hendbollistët po ikin në klube tjera. 

Ish kryetari i klubit Kastrioti, Faton Hasani, po habitet me disa që janë strukur, të cilët më së shumti kritikoni.

“Jemi të habitur me zhdukjen enigmatike të ekspertëve profesionistëve, hendbolldashësve të shumtë, të diturve, legjendave, atyre që pareshtur ju dëgjua vetëm, zëri i kritikës e piskamave idioteske.

Ku jeni zhdukur o legjenda?

Kështu e pasni dashur klubin ju o baballarët e hendbollit? 

Ende pa i bërë 1 muaj nga marrja e klubit si kryesi të cilin veprim e kemi marrë pasi që askush nuk e merrte klubin, kemi filluar të atakohemi nga ish anëtar të kryesive të mëhershme përmes të gjitha formave te manipulimeve e shantazheve.

Këta pseudo ekspertë të ashtuquajtur e profesionist, kanë minuar në të gjitha mënyrat përpjekjet tona të sinqerta për ta zhvilluar klubin, të gjithë këta kanë emër dhe mbiemër”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish kryetari i klubit thotë se ka pas presion konstant.

“Është ushtruar presion konstant për ta larguar kryesinë me arsyetimin se kjo kryesi nuk po dinë dhe nuk e njohin dhe nuk po e duan hendbollin.

Tani ku kanë mbetur këta ekspertë, baballarët e hendbollit, ‘të dijshmit’

Kryesia e ‘padijshme’ ka realizuar kërkesën tuaj ka dhënë dorëheqjen ju ka hapur rrugën, hajdeni burra ku i keni fjalët kërkesën tuaj ua plotësuam, madje kemi dhënë edhe shembulli më pozitivë të mundshëm edhe inat nuk po ju mbajmë ne po veprojmë krejtësisht ndryshe nga ju kemi mbetur edhe sponzor të klubit jemi të gatshëm me ju ndihmu  me ju përkrah juve sepse ne vërtet e duam  klubin e punojmë pa hile, po ku jeni ju të dijshmit, legjendat, merrni përgjegjësit që i kërkuat mos ikni ku jeni strukur.

Është e lehtë të ofendosh e të shajshë njerëz në rrjete sociale por kjo nuk i bënë mirë as atyre që shajnë e as klubit”, ka nënvizuar Hasani.

Më tej ka thënë se klubi nuk paraqet interesant për disa kryetarë. 

“Klubi nuk paraqet më interesa për disa ish kryetar e henbolldashës sepse nuk mundë  të përfitojnë për veten e tyre përmes marifetllëqeve të ndryshme, tani janë kohë tjera.

Lereni Borcin e mos u krenoheni se ajo punë është para 30 viteve merruni me Kastriotin, ja ku e keni rastin .

Shpresojmë se do të dilni nga foleja ku jeni strukur ditëve në vijmë e t’i merrni përgjegjësit që i keni kërkuar, apo e njihni mirë njëri tjetrin dhe nuk i besoni as vetës tuaj e as njëri - tjetrit dhe nuk jeni të gatshëm për të marrë as përgjegjësit që i keni kërkuar e as që keni dashur t’i merrni ndonjëherë, dhe ato shkrimet tuaja në rrjetet sociale paskan pasur për qëllim vetëm shkatërrimin e klubeve e jo qëllime të mira siç i promovonit.

KH Kastrioti do të konsolidohet besoj fuqishëm në këtë konstatim.

Por ju që punuat aq shumë për ta shkatërruar këtë klub nëse keni vetëm minimumin e ndërgjegjes ndaleni lojën tuaj të pistë dhe mos i pengoni brezat e rinj ta zhvillojnë klubin sepse do të ju mallkoj Historia”, ka përfunduar Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat