KH Kastrioti shpëton nga shuarja, ish - kryetari sponsor! Hasani: Kastriotin e patën shndërruar në shpëlarje parash dhe shitje vizash

Hendboll

KH Kastrioti shpëton nga shuarja, ish - kryetari sponsor! Hasani: Kastriotin e patën shndërruar në shpëlarje parash dhe shitje vizash

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 korrik 2023 Në ora: 21:01
Faton Hasani

Klubi më i madh në Kosovë, klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt, shpëton nga shuarja.

Klubi kaloi momentet më dramatike që nga ekzistimi, më në fund ish kryetari i këtij kolektivi, Faton Hasani, është sponsor aktual. 

“Duke parë se rrethi i pseudoekspertëve të hendbollit në Ferizaj është dorëzuar, kane ngritur flamurin e bardhë dhe më në fund kanë dalur në sipërfaqe të gjitha obstruksionet e tyre që i kanë bërë ndaj klubit prej se ne kemi qenë pjesë e kryesisë dhe po tregohen të paaftë për ta riorganizuar klubin, kanë filluar të shpërndajnë informacione për mundësinë e shuarjes së klubit.

Ndjej obligim të ju njoftoj se, meqenëse pseudohendbollistët përkundër të gjitha rrethanave dhe mundësive të shkëlqyeshme që ju kemi ofruar duke iu garantuar financimin për shkak se kanë probleme mes vete të akumuluara për brenda 20 viteve dhe nuk po janë në gjendje të bashkëpunojnë mes vete sepse ia dijnë të gjitha të zezat njëri - tjetrit, ju njoftoj se kemi filluar ne bashkëpunim me udhëheqësit e Komunës, zyrtarët Kompetente që të punojmë intensivisht për përzgjedhjen e Kryetarit të ri,

Kryesisë së re të te dyja klubeve dhe hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse të reformave për të dyja klubet”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Kush do të jenë në kryesi?

“Në kryesi do të jenë profesionistë, njerëz me dinjitet dhe autoritet të cilët nuk kanë qenë më parë pjesë e disa Kryesive të mëhershme të cilat klubin e hendbollit Kastrioti e patën shndërruar në një organizatë kriminale ku janë shitur viza janë bërë shpëlarje parash dhe veprime te tjera antiligjore .

Klubi do t’i takojë vetëm dhe vetëm sportistëve dhe asnjëherë asnjë lloj grupacioni të interesit.

Sponzorët janë të gjithë në gatishmëri për mbështetje financiare të klubeve dhe me faktin se ne kemi vendosur ta mbështesim financimin e Klubeve dhe të mos jemi pjesë e kryesisë kemi treguar vlerat tona njerëzore, profesionale dhe dashamirësinë tonë për qytetin në përgjithësi”, thotë Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat