Tifozët “Ujqit” me disa fjalë për rastin e KH Kastriotit: Ne po reagojmë në mënyrë paqësore

Hendboll

Tifozët “Ujqit” me disa fjalë për rastin e KH Kastriotit: Ne po reagojmë në mënyrë paqësore

Nga: K. G. Më: 6 korrik 2023 Në ora: 22:29
Logo e tifozëve "Ujqve"

Tifozët “Ujqit” reagojnë për gjendjen e fundit të klubit të hendbollit Kastrioti të Ferizajt, për të cilën klub po flitet e përflitet se mund të shuhet.

Megjithatë në momentet vendimtare ish kryetari i KH Kastriotit, Faton Hasani, tha se tani është sponsor aktual dhe së shpejti do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re.   

Çfarë thonë “Ujqit”?

“Duke marrë parasysh lajmet e fundit rreth gjendjes në të cilën po kalon klubi i hendbollit, Kastrioti ku kryesia e klubit janë larguar dhe KH Kastrioti është duke u shuar si klub, gjë të cilën ne si tifogrup nuk do ta lejojmë asnjëherë të ndodhë kjo. 

Ne po reagojmë në mënyrë paqësore, që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për klubin tonë, nëse ky reagim nuk ka sukses atëherë edhe do të veprojmë që ta shpëtojmë krenarinë e qytetit, e cila ka sjellur shumë trofe në qytetin tonë. 

Shumica e hendbollistëve janë larguar nga klubi, e të tjerët që janë në pritje të largohen edhe ata! Në klub për çdo vjet ndryshohen kryesitë, e asnjëri prej tyre nuk kanë sjellur asgjë pozitive e as nuk kanë ndryshuar asgjë.

Ky klub ka traditë të madhe në hendbollin vendor, andaj kujdes sepse nuk duhet të luhet me këtë klub. Ne do të jemi gjithmonë me ta, nuk do t'i lëmë asnjëherë vetëm, por shpresojmë që të gjendet një zgjidhje dhe klubi të vazhdojë me sukseset që gjithmonë i ka pasur”, reagojnë kryesia e “Ujqve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat