Hasani: Kemi pranuar shumë kërkesa për kërkimfalje nga njerëz të manipuluar nga grupi i pseudoekspertëve

Hendboll

Hasani: Kemi pranuar shumë kërkesa për kërkimfalje nga njerëz të manipuluar nga grupi i pseudoekspertëve

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:56
Faton Hasani

Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt gradualisht do të marrë formën ashtu si i ka hije, të paktën shprehet ish kryetarit i klubit, Faton Hasani, sponsor i klubit. 

Hasani ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë mbështetje për ditën e djeshme, duke pranuar një numër të madh të mesazheve po ashtu edhe ka marrë mesazhe kërkim falje, sipas tij nga ata që i manipuluan të tjerët.  

“Një falënderim i madh nga zemra për të gjithë mirënjohësit.

Gjatë ditës së djeshme dhe të mbrëmshme posaçërisht kam pranuar një numër të madh telefonatash e mesazhe ku qytetarë të shumtë e hendbolldashës dhe hendbollistë aktual kanë shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për punën e kryesisë duke e cilësuar si kryesinë më transparente dhe me kontributin më të madh dhe të sinqertë për klubin Kastrioti.

Krahas mirënjohjes ka pasur lutje e kërkesa të shumta e të pareshtura  që të vazhdoj kryesia aktuale drejtimin e klubit.

E veçanta e këtyre mesazheve dhe falënderimeve ka qenë edhe fakti se kemi pranuar edhe shumë kërkesa për kërkimfalje nga njerëz të cilët kanë qenë të manipuluar nga grupi ( ipseudoekspertave, hajnave që e kane shkatërruar klubin për 2 dekada) dhe kanë punuar pareshtur kundër klubit sepse kanë qenë të lajthitur nga grupi i injorantëve dhe e kanë kuptuar se kanë qenë të manipuluar dhe pa dijen e tyre janë bërë pjesë e grupit mercenar që luftoj me çdo mjet për ta shkatërruar klubin Kastrioti”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Hasani shprehet se mudn t’i publikojë edhe emrat e atyre që i kanë kërkuar falje. 

“Vërejtje (redaksisë do t’i dërgohen emrat e atyre që kane kërkuar falje por nuk i publikojmë me qëllim të ruajtjes së integritetit të tyre personal sepse kanë qenë viktima të manipulimit të grupit të pseudoekspertëve mercenar). 

Ne ju falënderojmë për mirënjohjen ndaj punës tonë, për mua ka qenë privilegj të punoj me një kryesi e cila ka të gjitha kriteret dhe vlerat morale, intelektuale dhe kombëtare i falënderoj për angazhimin maksimal dhe të sinqertë, ata janë njerëz me virtyte të larta dhe kapacitete me të cilët mundë ta udhëheqësh një federatë hendbolli e lëre më një klub dhe pa dyshim se humbja e kësaj kryesie do të jetë hendikep i madh për klubin”, ka thënë ai. 
Ish kryetari i klubit thotë se në kryesi të mëhershme ka pas individ që kanë kontoribuar shumë. 

“Edhe në kryesi të mëparshme për gjatë viteve ka pasur individ të cilët kanë punuar dhe kanë dhënë kontribut për klubin dhe duhet falënderuar për mundin që e kanë bërë!

Por unë me qëllim që të mos lejoj konfuzitete ju rinjoftoj se kryesia duke përfshirë Kryetarin ka dhënë dorëheqje të parevokueshme është vendim unanim dhe i pakthyeshëm .

Sikundër që është vendim unanim se mbetemi sponzor të klubit dhe do ta përkrahim Kryetarin dhe kryesinë e re e cila do të zgjidhet maksimalisht.
Punët për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së re janë në proces po punohet me institucionet kompetente dhe tani duhet vetëm qetësi dhe bashkëpunim ,klubi do të jetē i hendbollistëve dhe në klub nuk do të ketë vend pēr ata që e kanë përdorur klubin për përfitime personale mercenar duke e zhytur në vepra kriminale dhe po ashtu nuk do të ketë zgjedhje parciale të problemeve por do të ketë reformë të thellë dhe përmbajtësore sepse kryesia e re do të ketë shumë punë për t’i zgjidhur problemet e akumuluara për mbi 2 dekada, nuk ka vend për zgjidhje parciale të problemeve . Ju faleminderit nga Zemra”, ka përfunduar Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat