Faton Hasani takon Agim Aliun! Kur do të formohet kryesia e re e KH Kastriotit?

Hendboll

Faton Hasani takon Agim Aliun! Kur do të formohet kryesia e re e KH Kastriotit?

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:42
KH Kastrioti

Pas një drame, pas një shqetësimit jo vetëm të opinionit të hendbollit ferizajas, që klubi më i madh në Kosovë, KH Kastrioti, rrezikon që të shuhet, dje veç u zgjedhë problemi me daljen në skenë të Faton Hasanit, ish kryetar i klubit.

Hasani tani është sponsor aktual. 

Burimet për gazetën kombëtare “Bota sot”, konfirmojnë se sot Faton Hasani është takuar me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ku janë rënë dakord që kryesia e re të formohet deri në fund të javës së ardhshme. 

Hasani e Aliu, kanë formuar grupin punues dhe marrin hapa konkret që të zgjedhin kryesitë në dy klube, femra e meshkuj, deri nga fundi i javës së ardhshme. 

“Hasani e Aliu, merren vesh që kryesitë të konsolidohen deri në javën e ardhshme.  

Do të zgjidhen kryesi të mirëfillta dhe do të hartohet platforma afatgjate, me një mandat të fuqishëm, që klubin të kthejnë në nivelin e merituar”, tha një burim për gazetë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat