Prof. Ismet Jupa: Kjo nuk të bën nder z. Faton Hasani, t’i nuk e njeh mirë historikun e hendbollit ferizajas

Hendboll

Prof. Ismet Jupa: Kjo nuk të bën nder z. Faton Hasani, t’i nuk e njeh mirë historikun e hendbollit ferizajas

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 korrik 2023 Në ora: 18:58
Prof. Ismet Jupa:

Prof. Ismet Jupa, trajner i mirënjohur dhe ish selektor i kombëtares së Kosovës (femrat), i reagon ish kryetarit të klubit të hendbollit Kastriotit të Ferizajt (meshkujt).

Prof. Jupa i thotë Hasanit se paragrafët e tu janë të “zymtë”.

Trajneri i mirënjohur në Kosovë, reagon në lidhje me shkrimin me titull: “Faton Hasani i drejtohet Ferizajt: Ku jeni zhdukur o legjenda, o baballarët e hendbollit, mos ikni! Ku jeni strukur?”. 

 “Unë kam folur edhe shkruar hapur për klubin. 

Edhe tani kështu do të veproj.

Shkrimi i juaj z. Hasani me la përshtypje jo të mirë me paragrafe të ‘zymta’ por edhe shpërthime inatçi ndaj atyre që t’i me cinizëm i quan ‘legjenda’, ‘ekspert’, ‘profesionist’ edhe fjalë më të ndyrë “PISA”, etj. Kjo nuk të bën nder z. Faton.

Të kuptohemi. 

Unë nuk marrë në mbrojtje as një nga këta. 

Unë nuk i dal zot asnjë shkelje të ligjshmërisë nga çdo organ apo individ. 

Shkeljet që janë të dënueshme shteti ynë nuk duhet të hezitoj në çdo kohë duhet t’i dënojë.

Ndërsa konkluzionet në frymë të përgjithshme kundër trajnerëve, udhëheqësive të mëparshme, e quaj të gabuar madje tendencioze nga ana juaj”, i reagon prof.. Jupa.

Më tej prof. Jupa ia bën të qartë Hasanit, se klubi është publik. 

“Klubi është publik, mundet me u lavdëru por edhe me u kritiku, s’ka gjë të keqe.

U ndala në këtë çështje sepse me tërhoqi vëmendjen fakti se kjo ju ka penguar që nuk kemi rezultate. 

Mund të jetë përpjekje e juaja më i fsheh dobësitë dhe mossuksesin e juaj.

Besoj se çdo njeri me mend, çdo sportist e qytetar e do rrugën e suksesit. Ju e dini mirë se ky ligj mbrapsht për sponzorizim i sjellë një dëm te madh buxhetit të shtetin tonë. Në asnjë vend evropian nuk ka këso ligjesh të mbrapshta.

Prandaj mos bëni përpjekje të kota përpara opinionit sportdashës se ju përpiqeni me ndihmuar materialisht sportin (klubin).
Është tjetër gjë shqetësuese: fryma, psikoza që po krijohet nga kjo kryesi kohët e fundit.

Ti si kryetar i këtij klubi të rëndësishëm, duhet ta dini të vërtetën. Pra, fryma që po krijohet në klub është më shumë e sëmurë se e shëndosh.
Një frymë që nuk premton asgjë të mirë dhe në qoftë se nuk do të merrni masa do të çoj në pasoja fatale. E kam të qarte se t’i nuk e njeh mirë historikun e hendbollit ferizajas”,
ka nënvizuar prof. Jupa.

Ish selektori i kombëtares së Kosovës, me KH Kastriotin si trajner është kampion i parë i Kosovës (1991-1992) pas pavarësimit të hendbollit nga ai ish jugosllav. 

“Po i paraqes shkurt disa të dhëna: KH Kastrioti (M) që nga viti 1991, i ka pesë tituj dhe gjashtë herë fitues i Kupës së Kosovës. KH Kastrioti – femrat shtatë herë kampione të Kosovës dhe tetë herë fituese të Kupës së Kosovës.

Këto rezultate nuk mund t’i mohoj askush”, ka përfunduar prof. Jupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat