Hasani: Profa im i dashur, Ismet Jupa, eja në zyret e klubit dhe bëju të fala mercenarëve dhe tregoju se koha e tyre ka përfunduar 

Hendboll

Hasani: Profa im i dashur, Ismet Jupa, eja në zyret e klubit dhe bëju të fala mercenarëve dhe tregoju se koha e tyre ka përfunduar 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 korrik 2023 Në ora: 11:55
Faton Hasani

Ish kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti të Ferizajt (meshkujt), Faton Hasani, i ka bërë thirrje publikisht prof. Ismet Jupës, që të shkojë në zyre të klubit, që të shoh tërë atë që ka ndodhur ndër vite apo siç e quan ai maskaradën.

Sponsori aktual i klubit, thotë se ka përfunduar koha e mercenarëve.

Hasani i kundërvihet prof. Jupës, për shkrimin e djeshëm me titull: “Prof. Ismet Jupa: Kjo nuk të bën nder z. Faton Hasani, t’i nuk e njeh mirë historikun e hendbollit ferizajas”.

“Reagim ndaj shkrimit të profesorit te nderuar Ismet Jupa.

Profesor i nderuar me gjithë respektin e madh që e kam ndaj jush dhe do të vazhdoj ta kem si profesor e kontribues i sportit, me duhet t’i them shkurt ca fjalë për shkrimin tuaj.

Në radhë të parë nuk e kam përmendur askund fjalën PIS dhe në asnjë prononcim timin sepse nuk përkon me edukatën time, nuk kam etiketuar me emër askënd (atyre që e kanë mizën pas veshit s’kemi çfarë ju bëjmë, përhajr ju qoftë) t’i më njeh mirë profesor dhe e dinë shumë mirë se nuk flasë koti dhe pa pasur fakte.

Për të tjerat krejt ato qe i kam thënë në të gjitha prononcimet po e rikonfirmoj se qëndroj pas tyre në tërësi, janë të vërteta dhe ju qëndroj 100 për qind me argumente, fakte të pakontestueshme dhe me prova materiale”, ka reaguar Hasani.

Ish kryetari i klubit dhe tani sponsor aktual, e fton publikisht prof. Jupën në zyrat e klubit dhe të bindet për të vërtetën, të sheh gjithë atë që ka ndodhur në vitet e kaluara nga kryesitë e mëhershme. 

“Profa im i respektuar.

Po të sfidoj dhe po të ftoj publikisht, eja në zyret e klubit e organizojmë bashkë me media, në prezencën e mediave dhe shih maskaradën e bërë nga individ të caktuar. 

‘Peshku është ngrënë tepsia ka mbetur’. 

Mbase t’i ke qenë i painformuar për këto zhvillime dhe uroj të jetë kështu siç po mendoj unë.

Profa im i dashur nuk mundë hajnat t’i quajmë kontribues se na gjykojnë brezat e rinj për injorancën tonë eventuale dhe na dënon historia.

Ke për të vjellur dhe do të dëshpërohesh nga ajo që do ta shohësh nëse nuk e ke ditur deri me tani.

Eja në klub e shihi, pastaj jam i sigurtë nuk do të përpiqesh t’u dalësh në ndihmë hajdutëve dhe mercenarëve që e kanë vjedhur klubin në mënyrën më të paskrupullt”, ka nënvizuar Hasani.

Ish kryetari i klubit thotë se nuk kanë lënë mënyra pa e luftuar dhe shkatërruar klubin.

“Dhe plotë 10 vitet e fundit do të thotë edhe në periudhat para nesh shumë vite me radhë nuk kanë lënë mënyrë pa e luftuar klubin për ta shkatërruar .

Unë e kam cekur shumë mirë se në të gjitha kryesitë dhe në klube ka pasur individ e sportistë që kanë punuar shumë për klubin dhe duhet të jemi falënderues ndaj tyre dhe meritat e tyre ndër vite e dekada janë të pakontestueshme kontributi i tyre nuk mundë të mohohet nga askush.

Por hajnat dhe pseudoekspertët, injoranta nuk i mbrojë do të se bëhem pjesë e lojës së tyre të ndyrë dhe besoj se edhe t’i pasi t’i shohësh gjërat do të flasësh ndryshe dhe do ti gjykosh edhe ti.

Po të sfidoj publikisht, eja shikoj dokumentet e pastaj jep vlerësime.

Profë, historia nuk përjetohet ajo mësohet, na kanë mjaftuar 2 vite për t’i parë e prekur gjërat me dorë e për ti njohur njerëzit.

Ne si kryesi e fundit nuk kemi nevojë të ndihemi keq për asgjë jemi shumë krenar, klubin nuk e kemi marrë në vendin e parë, ka qenë në prag të shuarjes, në një krizë të thellë financiare me shumë borxhe e probleme nga më të ndryshme, pastaj jo nga vullneti por se klubi po braktisej nga ‘shpëtimtarët’ e morëm edhe klubin e femrave se nuk e merrte dot askush, dhe po i dorëzojmë tani duke ja siguruar ekzistencën buxhetin për operim edhe për periudhën vijuese dhe duke mbetur sponzor të klubit pa qenë pjesë e kryesisë dhe pa pranuar që të kemi asnjë lloj funksioni në klub dhe jemi duke ndihmuar edhe në përzgjedhjen e kryesisë së re sepse ata që po i mbron ti janë zhdukur nuk po gjinden askund, janë strukur të turpëruar në folenë e dreqit sepse tani gjërat kanë dalur në shesh dhe opinioni e ka kuptuar të vërtetën”, thotë Hasani. 

Sponsori aktual edhe një herë e bëri të qartë se nuk e kanë privatizuar klubin.

“Angazhimi ynë ka qenë maksimal dhe shembull për t’u vlerësuar, besoj që e dini se i kemi mbajtur dy klubet edhe meshkujt edhe femrat nuk i kemi privatizuar klubet po i dorëzojmë me një buxhet të garantuar për operim, cili është mëkati ynë këtu, angazhimi dhe sakrifica e jonë apo çfarë?

Profë, më vjen keq po ashtu që nuk qenke i njoftuar por unë dhe anëtarët tjerë të kryesisë kemi ndihmuar ndër vite financiarisht klubin Kastrioti dhe klubet tjera sportive edhe kur fare s’kemi qenë të kyqur në klube e as nuk ka ekzistuar ligji për sponzorim fare, mbase nuk e paske ditur as këtë fakt t’i prezantoj faktet profa im i dashur, jam i hapur për ty me ta kushtuar një javë të tërë, me ti tregu shumë gjëra, mbase edhe ti më tregon ndonjë gjë.
Javën që vjen do ta kemi kryesin e re dhe klubet do të  konsolidohen.

Besoj se këtij fakti do t’i gëzohesh t’i sepse dua të besoj që t’i nuk je pjesë e të keqes dhe miqësisht po të këshilloj vazhdo ta ruash autoritetin tënd dhe të mos e njollosësh veten më me ata të cilët kaherë janë ndotur.

Historia është e rëndësishme profë por suksesin dhe angazhimin e kërkon e tashmja.

Shumë respekt për ju profesor Ismet Jupa dhe çdo kontributdhënës në çdo periudhë kohore që nga themelimi i klubit.

Mallkim për të gjithë hajnat e matrapazët që e kanë keqpërdorur klubin dhe e kanë luftuar me çdo mjet e mënyrë pothuajse qe një dekadë e në anën tjetër kanë rrahur gjoks se sa të suksesshëm kanë qenë.

Bëju të fala mercenarëve dhe tregoju se koha e tyre ka përfunduar jo vetëm në hendboll por në përgjithësi ne sportin ferizajas.

Sa më larg që janë mercenarët nga klubet aq më shumë do të avancoj në aspektin pozitivë sporti në Ferizaj, me veprimet e tyre po na turpërojnë

Ferizaj nuk i meriton këta njerëz!

Tani është koha kur shapi duhet ndarë nga sheqeri”, ka përfunduar Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat