Austria fillon me fitore

Hendboll

Austria fillon me fitore

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:38
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Austrisë e ka fituar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste.

Të shtunën pasdite në Prishtinë, në kuadër të grupit B, austriaket fituan ndaj Letonisë me rezultat 37:22.

Austria ka shfaqur më shumë se Letonia dhe arriti fitore me rezultat bindës.

Cara Spitzer i shënoi shtatë gola për Austrinë. Sandra Brikmane e Vitnija Paula Krodziniece ishin më efikaset te Letonia me nga 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat