Lojtarët e Kastriotit ftojnë në takim kryesinë e dorëhequr! Hasani premton mbështetje

Hendboll

Lojtarët e Kastriotit ftojnë në takim kryesinë e dorëhequr! Hasani premton mbështetje

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2023 Në ora: 20:24
Faton Hasani në mes të lojtarëve

Kastrioti i Ferizajt po riorganizohet në mënyrën më të mirë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Sponsori aktual, Faton Hasani, po e bën një punë të madhe dhe sot ka pas takim me hendbollistët.

Një takim i frytshëm në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Lojtarët e KH Kastriotit ftojnë në takim kryesinë e dorëhequr të klubit respektivisht ish kryetarin z. Faton Hasani. 

“Lojtarët shprehën falënderimin e thellë për punën e kryesisë duke e vlerësuar lartë kontributin, transparencën dhe bashkëpunimin.

Po ashtu trajnerët dhe lojtarët konfirmuan vazhdimin e tyre në klub dhe njoftuan edhe për ardhje të reja të lojtarëve ferizajas që aktualisht janë në klubet tjera”, thotë Hasani.

Gjithashtu u vlerësua lartë gjesti i anëtarëve të kryesisë për gatishmërinë për të vazhduar me sponsorim për klubin.

Ndërsa ish kryetari në emër të kryesisë së dorëhequr i falënderoj lojtarët dhe trajnerët për mirënjohjen e treguar dhe ju premtojë mbështetjen e vazhdueshme nga kryesia e dorëhequr përmes sponsorizimit dhe çdo forme tjetër të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat