Kosova e humb ndeshjen e parë

Hendboll

Kosova e humb ndeshjen e parë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 22:06
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19.

Të shtunën në mbrëmje hendbollistet tona pësuan nga Sllovakia me rezultat 39:26.

Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.

Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes.

Në pjesën e parë sllovaket kanë dominuar plotësisht.

Dukshëm më mirë vajzat tona luajtën në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm sa për ta rrezikuar fitoren e Sllovakisë.

Priten paraqitje dukshëm më të mira të Kombëtares sonë në vazhdim të Evropianit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat