Dajana nuk ia kthen shpinën Istogut

Hendboll

Dajana nuk ia kthen shpinën Istogut

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 18:00
Dajana MIlaniq

Dajana Milaniq nuk i ndahet kampiones së Kosovës, Istogut.

Dajana nuk ia kthen shpinën Istogut!

Lojtarja malazeze ka nënshkruar edhe për një edicion me ekipin e Istogut. 

“Dajana Milaniq kontratë te re me Istogun

Hendbollistja malazeze Dajana Milaniq ka vazhduar edhe për sezonen e ardhshme pas disa viteve të suksesshme të Istogu, ku ka fituar 5 trofe.

Hendbollistja nga Nikshiqi është prej më të mirave në hendbollin tonë dhe Istogu më të ka blinduar pozitën e pivotmenes.

Synimet e skuadrës tonë janë gjithmonë të njejta, trofetë e radhës dhe paraqitja sa më e mirë në kupat evropiane,  skuadra jonë siç ju kemi njoftuar ka pasur disa largime por javën në vazhdim presim renovime të kontratave të hendbollisteve dhe prurje të reja në mënyrë që skuadra te jetë e gatshme për fillim te edicionit në ligën tonë dhe garat Evropiane”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat