Besa Famgas e Trepça në Kupën Evropiane për hendbollistë

Hendboll

Besa Famgas e Trepça në Kupën Evropiane për hendbollistë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 20:21
Pamje nga një ndeshje

Kampionia, Besa Famgas, dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, do të garojnë në Kupën Evropiane për hendbollistë në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024.

Në EHF European Cup gjithsej do të paraqiten 76 skuadra evropiane. Besa Famgas e Trepça garimin e fillojnë prej raundit të dytë.

Ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen më 14/15 tetor dhe 21/22 tetor. Shorti tërhiqet më 18 korrik në Vjenë.

Raundi i parë i Kupës Evropiane luhet në shtator, ndërsa paraqiten 24 skuadra.

Në short, Besa Famgas është bartëse, ndërsa Trepça nuk është bartëse.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane ka skuadra të forta nga shumë vende evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat