Qindra fëmijë gjallërojnë Evropianin e hendbollisteve

Hendboll

Qindra fëmijë gjallërojnë Evropianin e hendbollisteve

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 19:57
Qindra fëmijë në palestër

Ndeshja e parë e së enjtes, ajo mes Letonisë dhe Izraelit, ka pasur mysafirë të veçantë e shumë të dashur.

Qindra fëmijë të Qendrës Sociale – Edukative SOS Kopshti dhe të Qendrës Edukative “Bardha” ishin në palestrën e Pallatit të Rinisë për të parë nga afër ndeshjen e Kampionatit Evropian.

Fëmijët janë kënaqur me ndeshjen dhe kanë krijuar atmosferë shumë të bukur e shumë gjallëruese.

FHK-ja i falënderon këto dy institucione për vizitën e bërë dhe fton edhe institucione të tjera që në mënyrë të organizuar të përcjellin ndeshjet e Evropianit për hendbolliste të reja.

Atmosferë të veçantë kanë krijuar edhe ushtarët letonez në kuadër të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat