Italia e pandalshme, shënon fitoren e katërt rresht!

Hendboll

Italia e pandalshme, shënon fitoren e katërt rresht!

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 19:58
Pamje nga ndeshja

Italia ka vazhduar me fitore në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste që po mbahet në Prishtinë.

Të enjten pasdite, Italia e mposhti Sllovakinë me rezultat 31:27.

Për Italinë është fitorja e katërt në po aq ndeshje të luajtura.

Në gjysmëfinale Italia starton prej pozitës së parë në grupin A. Sllovakia i ka pesë pikë, përkatësisht dy fitore, një barazim e një humbje.

Për Sllovakinë ishte humbja e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat