Marigona Hajdari transferohet te Silkeborgu

Hendboll

Marigona Hajdari transferohet te Silkeborgu

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:10
Marigona Hajdari

Organizatorja e lojës së Kombëtares së Kosovës, Marigona Hajdari, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë.

Marigona të premten është zyrtarizuar te skuadra Silkeborg-Voel, që garon në elitën e Danimarkës.

23-vjeçarja deri më tani ishte te Ringkobingu, që po ashtu luan në elitën e Danimarkës.

Por Silkeborgu është skuadër më e madhe, që vazhdimisht paraqitet në plejofin e Superligës daneze. Marigona për gjashtë vjet kishte luajtur për Ringkobingun dhe vendosi të provojë diçka të re në karrierë.

“Silkeborg-Voel është klub atraktiv me shumë vjet në plejofin e ligës daneze. Kjo tregon mjaft për nivelin dhe ambiciet e klubit. Për më tepër mua gjithnjë më ka pëlqyer stili i lojës së Silkeborg-Voel dhe mendoj se më përshtatet. Mezi po pres të bashkohem me ekipin, të takojë vajzat dhe njerëzit në klub”, ka thënë Marigona Hajdari.

Ajo ka kohë që është prej lidereve në Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Shquhet për organizimin shembullor të lojës, asistimet dhe shpërthimet në zonën e kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat