Kosova pëson nga Izraeli

Hendboll

Kosova pëson nga Izraeli

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:45
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Izraeli në ndeshjen për plasman në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste.

Të shtunën në Prishtinë vajzat tona pësuan me rezultat 39:25.

Pjesa e parë është dominuar plotësisht nga Kosova. Kombëtarja jonë ishte vazhdimisht në epërsi prej disa golash. Pas 30 minuta lojë rezultati ishte 15:13 për Kosovën.

Krejt ndryshe ishte pjesa e dytë.

Vajzat tona sikur u ndalën dhe Izraeli fitoi bindshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat