Tjetër gjysmëfinale fantastike, Austria në finale

Hendboll

Tjetër gjysmëfinale fantastike, Austria në finale

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 22:45
Pamje nga ndeshja

Austria i është bashkuar Italisë në finale të Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste.

Gjysmëfinalja e dytë mes Austrisë dhe Sllovakisë ishte shumë interesante dhe skajshmërisht dramatike.

Austria fitoi 27:26, falë golit të shënuar në minutën e fundit. Sllovaket kishin aksionin e fundit, por nuk e realizuan. Është shfaqur hendboll i nivelit të lartë, ndërsa ndeshja përfundoi me dramë.

Në pjesën e dytë sllovaket ishin vazhdimisht para, por më të koncentruara në fund ishin austriaket që kishin festë të madhe pas mbarimit të ndeshjes.

Të dielën Austria luan në finale me Italinë, ndërsa Sllovakia luan me Poloninë për vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat