Polonia renditet e treta në Evropianin në Prishtinë

Hendboll

Polonia renditet e treta në Evropianin në Prishtinë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 19:04
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Polonisë është renditur e treta në Kampionatin Evropian U19 - Divizioni B për hendbolliste në Prishtinë.

Në ndeshjen për vend të tretë, Polonia e mposhti Sllovakinë me rezultat 24:20.

Ndeshja është luajtur të dielën pasdite në Pallatin e Rinisë.

Ishte ndeshje e fortë dhe shumë garuese.

Por polaket kanë shfaqur më shumë dhe morën medaljet e bronzta.

Polonia për kohë të gjatë ishte në epërsi, ndërsa sllovaket kanë barazuar në disa raste.

E urojmë kombëtaren e Polonisë për suksesin në ngjarjen e veçantë në kryeqendrën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat