Trepça ndeshet me boshnjakët

Hendboll

Trepça ndeshet me boshnjakët

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:58
Pamje nga një ndeshje

Trepça do të takohet me skuadër boshnjake në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Shorti i tërhequr të martën ka përcaktuar që skuadra mitrovicase të përballet me Vogoshçan.

Trepça si fituese e Kupës së Kosovës starton prej raundit të dytë të EHF European Cup.

Ndeshja e parë luhet në Mitrovicë më 14 apo 15 tetor, ndërsa ndeshja e kthimit në Vogoshça më 21 apo 22 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat