Besa Famgas me Beshiktashin apo Donbasin

Hendboll

Besa Famgas me Beshiktashin apo Donbasin

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:59
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas duhet të pres për ta mësuar kundërshtarin në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Kampionia e Kosovës do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Beshiktashit të Turqisë dhe Donbasit të Ukrainës.
Beshiktashi e Donbasi takohen në raundin e parë të Kupës Evropiane.

Skuadra që fiton pas dy ndeshjeve, do të përballet me Besën e Pejës në raundin e dytë.

Shorti është tërhequr të martën në Vjenë.

Besa në ndeshjen e parë, më 14 apo 15 tetor, është vendase.

Ndeshjen e dytë e luan më 21 apo 22 tetor në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat