KHF Ferizaj luan në Izrael

Hendboll

KHF Ferizaj luan në Izrael

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:01
Pamje nga një ndeshje

KHF Ferizaj do të udhëtojë në Izrael për ndeshjen në Kupën Evropiane.

Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që skuadra kosovare e hendbollisteve të takohet me Maccabi Arazim Ramat Gan. Ferizaj starton prej raundit të dytë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale.

Ndeshja e parë luhet në Izrael, ndërsa e kthimit në Ferizaj.

Ndeshjet e para luhen më 23/24 shtator, ndërsa të kthimit më 30 shtator e 1 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat