Istogu me kundërshtar nga Portugalia

Hendboll

Istogu me kundërshtar nga Portugalia

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:02
Pamje nga një ndeshje

Kampioni i Kosovës në hendboll (femrat), Istogu, ka mësuar të martën kundërshtarin e parë në edicionin 2023/2024 të Kupës Evropiane.

KHF Istogu do të përballet me skuadrën nga Portugalia SIR 1 Maio/CBJ. Kjo skuadër është nga Leiria e Portugalisë, ndërsa ka përvojë të gjatë në gara evropiane.

Ndeshja e parë luhet në Portugali, ndërsa e kthimit në Istog.

Të gjitha 64 skuadrat pjesëmarrëse startojnë prej raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Në Portugali, Istogu luan më 23 apo 24 shtator.

Ndërsa Istogu luan si vendas më 30 shtator apo 1 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat