KH Trepça e Taib Kabashit: Do ta prezantojmë me dinjitet qytetin e minatorëve

Hendboll

KH Trepça e Taib Kabashit: Do ta prezantojmë me dinjitet qytetin e minatorëve

Nga: K.G. Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:17
Trepça

Klubi i hendbollit Trepça e Mitrovicës do të përgatitet në mënyrën më të mirë për garat evropiane.

Kryetrajjneri i Trepçës, Taib Kabashi, e ka më së të qartë se çfarë cilësi ka skuadra boshnjake dhe do të orvatet që të kalojë në rrethin e tretë.

 “Mirëpresim Vogoshçanin e Bosnjë-Hercegovinës në raundin e dytë të EHF European Cup.

Ndeshjen e parë e kemi në ‘Minatori’ më 14 apo 15 tetor.

Një javë më pas udhëtojmë në Bosnjë- Hercegovinë.

Shikojmë para me entuziazëm e maturi drejt sfidave të reja evropiane.

Do ta prezantojmë me dinjitet qytetin e minatorëve në skenën evropiane. 

Natyrisht me tifozët tanë të zjarrtë në krah”, njofton KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat