Klubit më të madh në Kosovë i bllokohet xhirollogaria bankare! Reagon ish kryesia e Kastriotit

Hendboll

Klubit më të madh në Kosovë i bllokohet xhirollogaria bankare! Reagon ish kryesia e Kastriotit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 korrik 2023 Në ora: 19:56
Pamje nga një ndeshje

Sa duket se po zgjidhen problemet, sa vijnë e kalojnë ditët po thellohen problemet në klubin e hendbollit Kastriotin e Ferizajt.

Shqetësimi i radhës është se është bllokuar xhirollogaria!

Kush e ka bllokuar xhirollogarinë?

Çfarë po ngjet me klubin më të madh në Kosovë?

 “Ne jemi dorëhequr në mënyrë unanime nga kryesia të gjithë pa përjashtim, vendimi është definitiv dhe i pakthyeshëm dhe është bërë me qëllimin më të mirë dhe më të sinqertë për të mirën e klubit 

Janë njoftuar organet komunale kompetente të cilat me sa jemi në dijeni janë duke punuar për konsolidimin e kryesisë së re por edhe duhet pasur parasysh se shumë individë potencial mund të mos jenë prezentë për shkak se jemi në kohën e pushimeve, unë besoj se në një të kohë të afërme do të konsolidohet kryesia e klubit.

Ne meqenëse mbetemi sponzor në klube e kemi vlerësuar vetë por edhe jemi këshilluar nga miq tanë që është me korrekte që të mos interferojmë në përzgjedhjen e kryesisë as në mënyrë direkte apo indirekte përkundrazi të mos kemi asnjë ndikim fare në këtë proces.

Ne do të vazhdojmë të jemi sponzor, donator të klubit pavarësisht kush do ta udhëheq klubin dhe për ne të gjithë janë të pranueshëm.

Në momentin që na sillen kontratat për sponzorizim nga kryesia e re ne do ti firmosim menjëherë”, thuhet nga ish kryetari i klubit Faton Hasani dhe ish kryesia e Kastriotit.

Çfarë thonë për obligime dhe kush e ka bllokuar xhirollogarinë?

“Sa i përket obligimeve të mbetura ato do të kryhen në tërësi  dhe kryesia e re do ta marrë klubin me zero obligime. 

Ish Drejtori i klubit është angazhuar për zgjidhjen e disa problemeve juridike me kryesinë para nesh e cila e ka bllokuar xhirollogarinë bankare të klubit menjëherë pas dorëheqjes tonë duke e bërë një veprim të ultë dhe të papranueshëm dhe nëse nuk do të gjendet zgjidhje miqësore  do ti drejtohemi institucioneve kompetente përkundër dëshirës tonë në mënyrë që zgjidhet problemi dhe të zhbllokohet llogaria bankare dhe të kryhen obligimet te meshkujt, ndërsa te femrat brenda kësaj jave kryhen te gjitha obligimet.

Ne jemi duke i mbajtur dhe do t’i mbajmë të gjitha premtimet e dhëna publikisht”, thuhet nga ish Kryesia e klubit Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat