Kosova U18 në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë

Hendboll

Kosova U18 në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:39
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka mësuar të premten kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2024.

Hendbollistët e rinj të Kosovës do të garojnë në Grupin B, ndërsa për kundërshtarë do të kenë Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë.

Dy të parët në grup kualifikohen në Kampionatin Evropian që vitin tjetër mbahet në Mal të Zi. Kombëtaret që përfundojnë në pozitat tre e katër do të garojnë në Evropianin e Divizionit II.

Ndeshjet pritet të luhen në Maqedoni të Veriut, që e ka të drejtën e organizimit të turneut të grupit B, sipas shortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat