Shpallet lista e Kombëtares U17

Hendboll

Shpallet lista e Kombëtares U17

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 23:43
Pamje nga një ndeshje

Kryetrajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, Mitat Ferati, ka publikuar të premten listën e lojtareve në të cilat llogarit për Kampionatin Evropian (B).

Në përgatitjet përfundimtare, Ferati ka ftuar 23 hendbolliste. Ndërkohë do të përzgjidhet ekipi final.

Të ftuara janë edhe disa lojtare që janë në pritje të kompletimit të dokumentacionit e po ashtu hendbolliste që u paraqitën në Evropian me Kosovën U19.

Kombëtarja U17 mblidhet më 25 korrik në Prishtinë. Grumbullimi bëhet prej orës 12:00 deri në ora 13:00.

Kosova U17 merr pjesë në Evropianin që mbahet në Ankara të Turqisë prej 5 deri më 13 gusht.

Kosova është në grupin B së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë.

Lista e lojtareve:

 Alina Shabani HSG Freiburg (GER)

Albina Pllana KHF Prishtina

Andra Uglani Åssiden IF (NOR)

Arbesa Kurtaj KHF Ferizaj

Arjeta Imeraj KHF Jusuf Gërvalla

Arona Krasniqi KHF Prishtina

Bora Zejnullahu KHF Vëllaznimi

Bulza Maksuti KHF Kastrioti

Daorsa Bici Langhus J07 (NOR)

Diona Dresh Oppegård IL (NOR)

Eliona Halimi Fjellhammer (NOR)

Jonesa Bajrami KHF Shqiponja

Klaudia Ukaj TV Zofingen Handball Frauen (SUI)

Laura Maqedonci HK Ankaret (SWE)

Martina Bibaj TV Zofingen Handball Frauen (SUI)

Orgesa Gola KHF Shqiponja

Rita Esrefi Oppsal IF Håndball (NOR)

Sara Gjergjaj HSG NZW (SUI)

Sara Kameraj Backa HK (SWE)

Shijesa Zeneli KHF Ferizaj

Sirena Haxhaj TSV Allach 09 (GER)

Stella Rrokja  ESV 1927 Regensburg e.V. (GER)

Zoja Kameraj Backa HK (SWE)

Stafi i Kombëtares U17

Mitat Ferati Kryetrajner

Albulena Basha Trajnere

Diellza Tahiraj Fizioterapeute

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat