Elisa Mulaj bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet ekipit të parë të Akerit

Hendboll

Elisa Mulaj bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet ekipit të parë të Akerit

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 12:50
Elisa Mulaj në veprim

Reprezentuesja e Kosovës në hendboll, Elisa Mulaj, ka bërë hap shumë të rëndësishëm në karrierë.

Ajo në edicionin e ri do të luaj për Akerin në elitën e Norvegjisë. Norvegjia ka njërin prej kampionateve më cilësorë në botë, ndërsa pjesë e tij tashmë do të jetë edhe Elisa.

Aloja 20-vjeçare është promovuar nga ekipi i të rejave në ekipin senior të Akerit.

Promovimin e ka bërë me dy lojtare të tjera. Elisa është shprehur e lumtur që do të luaj në elitën norvegjeze, ndërsa është e përkushtuar që të punoj edhe më shumë për ngritje të mëtejme.

Elisa dhe motra e saj, Melisa Mulaj, ka shumë vite që paraqiten për ekipet kombëtare të Kosovës.

Prej tyre presim kontribut edhe më të madh në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat