Kombëtarja U17 fillon përgatitjet për Evropian

Hendboll

Kombëtarja U17 fillon përgatitjet për Evropian

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 20:41
Kombëtarja U17

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës janë grumbulluar të martën në Prishtinë. Menjëherë pasdite kanë nisur me përgatitjet për Kampionatin Evropian (B), që mbahet në Ankara të Turqisë.

Nën urdhrat e kryetrajnerit Mitat Ferati, hendbollistet tona kanë nisur punën me seriozitet maksimal, të vetëdijshme që në Evropian i presin ndeshje shumë sfiduese.

Kosova U17 është në grup me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën dhe Bullgarinë.

Ndeshjen e parë e ka më 5 gusht ndaj Sllovakisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat