Tjetër vlerësim i Federatës Ndërkombëtare për FHK-në

Hendboll

Tjetër vlerësim i Federatës Ndërkombëtare për FHK-në

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:44

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) vazhdon të vlerësojë shumë lartë Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit, IHF-ja ia ka besuar federatës sonë organizimin e garës së rëndësishme, IHF Trophy, në konkurrencën e hendbollisteve.

IHF Trophy për zonën evropiane do të organizohet për grupmoshën U17 dhe U19.

Pos Kosovës pritet të marrin pjesë edhe Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Moldavia, Malta.

Kjo ngjarje e rëndësishme, që është edhe kualifikuese për Botëror, mbahet prej 11 deri më 15 tetor në palestrën e qytetit në Istog. Deri atëherë palestra në Istog pritet të rinovohet dhe të jetë plotësisht e gatshme.

Fituesit e zonës evropiane kualifikohen për fazën ndërkontinentale. Dhe fituesit e garës ndërkontinentale sigurojnë biletën për në Botëror.

Kombëtaret tona do ta kërkojnë suksesin në këtë ngjarje. Kombëtarja U17 e ka pas disa ditësh Evropianin dhe do të jetë e komponuar për IHF Trophy.

Ndërkohë Kombëtarja U19 tashmë e ka përfunduar Evropianin dhe e ka përvojën e duhur.

FHK-ja prej fillimit ishte partnere serioze e IHF-së. IHF Trophy është organizuar edhe më parë në vendin tonë, ndërsa Federata jonë është shquar si organizatore shembullore edhe e shumë ngjarjeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat