Çairi ftohet në turneun ndërkombëtar në Çeki 

Hendboll

Çairi ftohet në turneun ndërkombëtar në Çeki 

Nga: K. G. Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:35
Pamje nga një ndeshje

Klubi i hendbollit Çair (femrat) ka filluar përgatitjet për edicionin e ri nën drejtimin e trajnerit Basri Latifi. 

Skuadra shqiptare pretendeon të përgatitet maksimalisht dhe të janë gati për turneun në Çeki. 

“WHC Çair sot filloi me përgatitjet për sezonin e ri garues 2023/24. 

Në stërvitjen e parë morën pjesë të gjithë hendbollistet e mbetur nga viti i kaluar, por edhe lojtarët e reja.

Sipas planit dhe programit të përgatitur, ekipi fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Shkup, me stërvitje të kombinuara në sallë sportive, sallë fitnesi dhe në ambient të hapur.

WHC Çair do të qëndrojë deri më 10 gusht në Shkup, ndërsa më pas do të marrim pjesë në turneun ndërkombëtar në Çeki”, njofton klubi i  Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat