Reprezentuesi i Kosovës firmos me skuadrën kroate

Hendboll

Reprezentuesi i Kosovës firmos me skuadrën kroate

Nga: K. G. Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:51
Pamje nga prezantimi

Matija Golik dhe portieri i kombëtares së Kosovës, Liridon Zena, janë lojtarë të rinj të klubit të hendbollit Zamet nga Rijeka.

Zameti prezanton përforcimet e para me administratën e re të kryesuar nga presidenti Zhelko Jovanoviq.

Sot njoftojmë dy lajme të mira!

E para është që llogaria nuk është më e bllokuar, kemi filluar të paguajmë detyrimet, të gjitha borxhet ndaj lojtarëve dhe trajnerëve do të shlyhen para fillimit të sezonit.

Meqenëse jemi njerëz seriozë, para se të zhbllokonim llogarinë nuk donim të flisnim për fuqizimet, sepse kjo do të ishte e pasaktë.

Pas zhbllokimit të llogarisë, lajmi tjetër është se kemi nënshkruar dy kontrata të rëndësishme: njëra me një të kthyer nga Gjermania, Matija Golikun, tjetrin me portierin Liridon Zena po ashtu është rikthyer.

Ne nënshkruam kontratë edhe me shpresën e madhe të hendbollit të Rijekës, Karlo Tomoviq.

Besoj se sjellja e përforcimeve të para, me Golikun dhe Zenën, synojmë të rikthehemi në Premierligë”, thotë Jovanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat